albanien

SHQIP / ALBANISCH

Ku mund të gjej ndihmë?

Telefoni ndihmë dhuna ndaj grave

I arritshëm pa pagesë 365 ditë në vit, 24 orë në ditë

Telefoni ndihmë dhuna ndaj grave këshillon gratë e ndikuara mbi të gjitha format e dhunës: në rastet e dhunës në familje dhe dhunës seksuale, martesa e detyruar, trafikimii njerëzve ose gjymtimi i organeve gjenitale.

Këshillimi është anonim, i konfiduar dhe me ndihmën e përkthyesve në gjuhë të ndryshme.

Këshillueset janë profesioniste të kualifikuara, që kanë përvojë me këshillimin e grave të prekura nga dhuna. Ato ofrojnë konsultim fillestar psiko-social dhe ndërhyrje në raste krize. Sipas kërkesës ata i përcjellin personat që kërkojnë keshilla tek struktura mbështetëse që gjenden pranë, për shembull në një qendër këshilluese për gratë ose një shtëpi për mbrojtjen dhe strehimin të grave në afërsi.

Edhe të afërmit mbështetës, familjarët dhe profesionistët mund ti drejtohen telefonit ndihmës.

Shërbimet konsultuese janë të vlefshme pavarësisht nga origjina sociale dhe etnike, nga feja si dhe orientimi seksual dhe identiteti i personave që kërkojnë ndihmë.

Flisni me ne. Së bashku mund të gjejmë përgjigjet.

Këtu mund të na kontaktoni: 116 016

Materialet

Këtu mund të gjeni materialet tona informuese në shumë gjuhë – fletushka, postera etj.– për tu shkarkuar:

Porositni materialet tona informuese pa pagesë me anë të formularit tonë online.

© Hilfetelefon – Bundesamt für Familie und zivilgesellschaftliche Aufgaben